​Edhe Maqedonia Veriore arrin marrëveshje me Pfizer, siguron 800 mijë vaksina - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

​Edhe Maqedonia Veriore arrin marrëveshje me Pfizer, siguron 800 mijë vaksina

Maqedonia e Veriut ka arritur marrëveshje me kompaninë Pfizer për blerjen e 800 mijë vaksinave kundër COVID-19.

Por fillimisht, RMV do të ketë mundësi të marrë vetëm 6 mijë vaksina dhe këto pritet të mbërrijnë në muajin shkurt.

Raportohet se, marrëveshja është pritur me një dëshpërim të lartë nga qytetarët pasi sasia e parë përmban shumë pak doza, ku do të kenë mundësi të vaksinohen vetëm 3 mijë persona.

Të parët që do të vaksinohen janë punonjësit e shëndetësisë, prej të cilëve 70% janë shprehur të gatshëm për t’u vaksinuar.

Maqedonia e Veriut planifikon që deri në fund të vitit 2021 të ketë vaksinuar 1.2 milionë qytetarë.

Përveç blerjes së 800 mijë dozave tek Pfizer, RMV pret 800 mijë vaksina përmes sistemit COVAX.

Marrëveshja e arritur me Pfizer nuk është bërë publike për shkak se kompania ka kërkuar nga qeveria e RMV të mbetet sekret.

Related posts

Nuhiu ia lëshon vendin Spasovskit

Televizioni Koha

Filloi marshi memorial në kujtim të të vdekurve në aksidentin e komunikacionit në Llaskarcë

Televizioni Koha

Krerët e BE-së pritet të vendosin për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut

Televizioni Koha

Leave a Comment