20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

1.247 persona u infektuan për herë të dytë me Covid-19, brenda një jave

Në vetëm një javë ka 1.247 riinfeksione të reja, që është një rritje prej 31.8% krahasuar me javën e kaluar. Që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar 3380 riinfektime, që përbën 1,4% të numrit total të të infektuarve, thuhet në raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP).

“Në periudhën prej 10 deri më 16 janar të këtij viti, në vend janë regjistruar gjithsej 11.123 raste të reja pozitive me Covid-19, që është një rritje prej 33.9% krahasuar me javën e kaluar.

Janë testuar gjithsej 45.401 materiale, 14.7% më pak se shtatë ditët e mëparshme, ndërsa përqindja e pozitivëve varion nga 21.4% deri në 30.2%, mesatarisht 24.4%”, thuhet në raportin javor të ISHP-së.

Aktualisht në spital janë të shtruar 439 persona (25.1% më shumë në krahasuar me javën e kaluar).

Të fundit