25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

104 deputetë të Maqedonisë votuan kundër agresionit rus ndaj Ukrainës, ka edhe disa deputetë që votuan kundër

Kuvendi mbrëmë votoi Deklaratën për dënimin e sulmeve ushtarake që rrezikojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.

Gjithsej 104 deputetë votuan “për”, një deputet votoi i përmbajtur dhe “kundër” votuan dy deputetët e partisë E majta dhe Ivan Stoilkoviq nga Partia Demokratike Serbe.

Deklarata u parashtrua nga deputetja Monika Zajkova dhe Maja Moraçanin dhe aty thuhet se në histori, njerëzimi ka dëshmuar shumë luftëra dhe konflikte ushtarake nga ku çmimin me jetë e kanë paguar vetëm njerëzit e pafajshëm.

““Ne konsiderojmë se agresioni i paprovokuar rus kundër Ukrainës është një shkelje e hapur e së drejtës ndërkombëtare, e cila rrezikon arkitekturën evropiane të sigurisë dhe rrezikon paqen e kontinentit. Ne respektojmë të drejtën e Ukrainës, si dhe të çdo shteti sovran, për të vendosur në mënyrë të pavarur për rendin e vet të brendshëm dhe për prioritetet e veta ndërkombëtare. Ne kërkojmë nga institucionet përkatëse që të jenë në koordinim të ngushtë me vendet anëtare të NATO-s si aleatët tanë dhe vendet anëtare të BE-së në drejtim të angazhimit të përbashkët për të mbështetur përpjekjet diplomatike për ndërprerjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të armiqësive në territorin e Ukrainës”, thuhet në deklaratën.

Kujtojmë se sot është dita e tetë e pushtimit rus në Ukrainë, ndërsa Maqedonia tashmë ka vendosur disa sanksione kundër Rusisë./Telegrafi/

Të fundit