23/05/2022
15.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

12 ditë i zhdukur, mobilizim i madh për gjetjen e Eqerem Lutfiut

Apeli im është që kush ta sheh babin, babai është me flokë të thinjura, ka një palltë me ngjyrë kafe,me farmerka dhe puma, që nëse e shohin të na njoftojnë sepse është rast shumë unik.

Me këtë mesazh, Shpëtim Lutfiu, djali i Eqerem Lutfiu, personi të zhdukur nga Tetova u është drejtuar qytetarëve që nëse e kanë parë apo kanë ndonjë informacion lidhur me babain e tij,  të njoftojnë familjen. Tashmë dy po bëhe dy javë, që kur 62 vjeçari Eqerem Lutfiu nga Tetova është zhdukur pa nam e nishan, shkruan Tv Koha.

Përpjekjet e deritanishme kanë rezultuar të kota për gjetjen e tij. Familja është në ankth dhe pritje të çfarëdo informacioni që do të ishte i nevojshëm për gjetjen e babait të tij.Djali i tij Shpëtimi, mohon të gjitha shpekulimet që qarkullojnë në opinon.herën e fundit është parë duke lëvizur përgjatë rrugës Industriale, njofton Tv Koha.“Ky është një organizim i grupit të tifozëve Ballistët, të dalim, të kërkojmë.Nuk ka patur asnjë problem, nëse ka dikush dyshime tjera le të paraqitet tek familja.Babai ka qenë shumë në rregull, ka patur problem, ka patur dy stende të vendosura.Të kishte ndodhur diçka, dikush do e kishe parë, do e kishte dërguar në spital, do të ishte lajmëruar.Këtu herë e fundit  ka humbur sinjali i telefonit, tek kthesa për tek qumshtorja, aty ka qenë pika e fundit.

Ka qenë në këmbë, veturën e  ka lënë në bllok 70, pastaj ka ecur në këmbë, dhe inçizimet e fundit tregojnë duke lëvizur në rrugën për tek lagjeja Dardania, pastaj tutje nuk ka informacione tjera, humbet çdo gjurmë” u shpreh Shpëtim Lutfiu, djali i tetovarit të zhdukur.Familja deri diku është e kënaqur me punën e institucioneve për gjetjen e babait të tij,megjithatë, misteri i zhdukjes së tij vazhdon.“Neve nuk kemi dyshime, ne u besojmë fakteve.Pa i parë faktet nuk mund të kemi dyshime, mundohem që të marr disa inçizime tjera, disa kamera kanë qenë vetëm në mënyrë sipërfaqësore të vendosura.Çdo kush e ka bërë punën e vet.Edhe në ditë festa e kanë kërkuar, kanë dalur inspketorët kanë bërë punën e tyre.Është një rast unik, sikush që dëshiron ta gjejë babain e tij,sigurisht se i duket se pak është bërë.Duhet që të ketë organizim më të mirë sepse kanë kaluar 12 ditë dhe duhet edhe ushtria të del të kërkojë” tha Shpëtim Lutfiu, djali i tetovarit të zhdukur”, raporton Tv Koha.

Krahas kërkimeve nga policia, sot në mënyrë të organizuar kanë dalur Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, njësia e Zjarrfikësve, grupi i tifozëve Ballistët dhe qytetarë të tjerë, për të kërkuar Eqerem Lutfiun, transmeton Tv Koha.Policia thotë se kërkimet dhe hetimet  janë zgjeruar edhe në qytete tjera.Ndryshe, Eqerem Lutfiu, është 62 vjeçar nga Tetova.Në popull njihej me nofkën Iqo dhe punonte si instruktor në një autoshkollë në Tetovë. Kush ka iformacione, ky është numri i telefonit. 071 600 494.(Urim HASIPI-Tv Koha).

 

Të fundit