20/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

12 raste të reja me koronavirus, gjithsej 148 të diagnostikuar

Ministria e Shëndetësisë komunikoi se 12 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në vend në 24 orët e fundit, shtatë prej të cilëve në Shkup dhe pesë në Kumanovë.

Me këtë numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me koronavirus sot në orën 12 arrin në 148 persona, njëri prej të cilëve është shëruar dhe dy kanë vdekur.

Sipas vendbanimeve, deri më tani raste të Kovid-19 janë regjistruar në: Shkup (88), Dibër (40) – njëri prej të cilëve i vdekur, Kumanovë (tetë) – një i vdekur, Shtip (shtatë), Kavadar (dy), Ohër (dy), Gostivar (një).

Për shkak të mbledhjes së të dhënave deri në ora 12, komunikata me raport të detajuar do të dorëzohet çdo ditë në periudhën nga ora 12 deri në 13″, qëndron në komunikatë. mb/

Të fundit