29/03/2024
9.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

140 zjarre brenda muajit në vend, si po menaxhohet situata?

Gjatë këtij muaji në tërë territorin e vendit ka pasur rreth 140 shpërthime të pazakonte të zjarreve. Më së shumti janë djegur pyejet malore dhe zonat e pemëtarisë. Autoritetet e qendrës për menaxhim me kriza thonë se edhe në këto raste, faktori i njeri është shkaktar i shpërhtimit të këtyre zjareve.

Edhe pse është e paligjshme dhe ndotë ajrin, një pjesë e këtyre zjareve janë zgjeruar pasi që qytetarët paraprakisht kanë vë flakën tokave të tyre bujqësore për të pastruar dhe për të përgaditur më von tokën e tyre për mbjellje. Shteti ka në dispozicion 3 helikopter për shuarjen e zjareve, 2 prej të cilave janë të armatës dhe një i policisë. Servisimi i tyre i rregullt është ende në procedur e sipër.

“Për dallim nga viti i kaluar, këtë vit kemi një helikopter më shumë për shuarjen e zjarreve. Ky helikopter shtesë, në fakt është helikopteri i MPB-së, i cili është i pajisur dhe është në dispozicion të plotë për të përdorur në terren. Sipas informacioneve të mia, këtë ver poashtu do të duhet të jenë këtu edhe tre helikopterë tjerë për shuarjen e zjareve dhe po bëhen përpjekje që të sigurohen edhe 1 ose 2 helikopterë tjera nga Armata por për këtë ende nuk kam konfirmim”, u shpreh drejtori i qenrës për menaxhimin me kriza Stojanço Angellov.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza thonë se 38.5 milion euro përllogaritet dëmi nga shpërhtimi i zjareve i vitit të kaluar, ndërsa dëmi ekologjik përllogaritet të jetë edhe më shumë se kjo shifër.

Të fundit