29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

16.231 mijë raste aktive me COVID-19, Shkupi me gati 10.000 raste

Deri dje në Maqedoni ka pasur gjithsej 16.231 raste akttive me coronavirus, prej të cilëve numri më i madh janë nga Shkupi (9.985).

Në Repartet infektive në Maqedoni po mjekohen 700 raste prej të cilëve 300 janë në Shkup, ndërsa sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, rreth 560 shtretër janë bosh ose të lira.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 403 raste të reja nga 2.118 testime,prej të cilëve 165 janë në Shkup. Po ashtu kishte edhe 10 pacientë të vdekur dhe 339 pacientë të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 88.389 pacientë, prej të cilëve 69.476 janë shëruar dhe 2.682 kanë humbur jetën./Telegrafi/

Të fundit