27/06/2022
19.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qeveri piroteknike

Zoran Dimitrovski

Duhet të bëhet ndryshim i Ligjit për qeverinë dhe Kodin zgjedhor, me të cilin do të vendoset rregulli, zgjedhje e qeverisë teknike autentike e cila do të kishte qeverisur gjatë procesit zgjedhor, nga shpërndarja e parlamentit deri në formimin e qeverisë së re, përkatësisht gjatë kohës së fushatës zgjedhore. Qeverinë teknike duhet ta udhëheqë zyrtar qeveritar jopartiak, profesor universitar, ekspert juridik ose personalitet tjetër i cili gëzon reputacion, politikisht i paanshëm, siç është rasti në disa vende. Në të kundërt, Qeveria e Përzhinos, njëqind ditë para zgjedhjeve, do të vazhdojë të jetë në vend teknike, piroteknike.

A është e jashtëzakonshme, gjendja politike në Maqedoni? Edhe përskaj ambientit të nxehtë politik parazgjedhor, asgjë nuk i ngjan kualifikimit të këtillë. Opozita është në Parlament, dhe jo jashtë tij, edhe në takimet e liderëve te presidenti i shtetit tani më ra dakord me pushtetin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill. Për shkak të përforcimit të dosjes evropiane të Maqedonisë para Këshillit të BE-së, në fund të marsit, i cili ndoshta do të marrë vendim për fillimin e negociatave për anëtarësim në union me vendin tonë, LSDM dhe VMRO – DPMNE negociojnë për miratimin e Ligjit për prokurorinë publike deri në shpërndarjen e Kuvendit të caktuar për datë 12 shkurt. Nuk ka demonstrata partiake dhe politike, nuk ka pakënaqësi masive të qytetarëve nga politika të caktuara qeveritare, që do të derdheshin në rrugët, nuk ka as protesta më të mëdha sindikaliste, të cilat do të ndiznin zjarrin social dhe politik. Për hir të së vërtetës, opozita në konferencë për shtyp dhe në mediat e afërta, përditë paraqesin afera në lidhje me dyshime për korrupsion dhe krim të LSDM-së qeveritare, pushteti përgjigjet me mesazhe të ngjashme për VMRO – DPMNE-në, për shkak të mbrojtjes së krimit të udhëheqjes së kaluar, por e gjithë kjo duket disi demokratikisht e zakonshme “Business as usual”.

QEVERIA TEKNIKE NUK BËN FUSHATË

Në situatë të këtillë më 3 janar të këtij viti, 100 ditë para zgjedhjeve të caktuara u formua qeveria e re, të cilën partitë dhe mediat e quajtën teknike. Ideja e qeverive teknike (caretaker government) në vendet me westminster demokraci është në periudhën e shpërndarjes së parlamentit deri në formimin e qeverisë së re të zgjedhur politike, të udhëheqë punët më të patjetërsueshme në lidhje me funksionimin e shtetit dhe ta përgatisin vendin për zgjedhje. Qeveritë teknike zakonisht janë qeveritë politike aktuale, por në periudhën parazgjedhore funksionojnë vetën në kuptimin teknik, dhe jo edhe në kuptimin politik, siç është qeveria teknike e Australisë për shembull, ose, janë qeveri të përbëra nga profesionistë, ekspertë të fushave të caktuara ose zyrtarë të administratës shtetërore të cilët nuk kanë përkatësi politike, siç është rast për shembulli në Greqi. Gjatë kohës së mandatit të saj të shkurtë, përderisa zgjat periudha parazgjedhore, ata nuk mund të merren me zgjidhjen e problemeve të mëdha të qytetarëve, me zbatimin e politikave, të propozojnë ligje në Kuvend dhe ngjashëm, por vetëm të udhëheqin me punët rrjedhëse. Më e shumta që mund të bëjnë është me veprimet e tyre të bëjnë fushatë politike në dobi të pushtetit ose opozitës.

Tek ne, nga ana tjetër, qeveria aktuale, krejtësisht në mënyrë të gabuar quhet teknike. Në rastin e kabinetit të Oliver Spasovski, bëhet fjalë për qeveri partiake – politike klasike, e përbërë nga LSDM, BDI dhe Alternative në pushtet, në të cilën janë shtuar ministri i Punëve të Brendshme (Naqe Çulev) dhe ministri i Punës dhe Politikës Sociale (Rashella Mizrahi) nga VMRO – DPMNE, si dhe tre zëvendës të ministrave plotësues nga VMRO – DPMNE në resorët financa, bujqësi dhe administratë de kuadro përkatëse të LSDM-së si zëvendës ministra plotësues në ministritë për Punë të Brendshme dhe Punë dhe Politikë Sociale, të cilat i udhëheqin ministrat e rinj nga opozita me nënshkrim të lidhur.

Përbërja e qeverisë është trashëgimi nga Marrëveshja e Përzhinos në të cilin përcaktohet rregulli Qeveria të japë dorëheqje 100 ditë para zgjedhjeve dhe kjo të vlejë për të gjitha zgjedhjet të tjera të ardhshme. Kuptohet, zgjedhjeve të parakohshme në vitin 2016 ju parapriu krizë politike

dramatike. Kriza filloi që pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe zgjedhjeve presidenciale nga prilli i vitit 2014, kur LSDM-ja vendosi mos e njohë rezultatin duke akuzuar pushtetin për keqpërdorim të të gjithë sistemit shtetëror për interesa partiake dhe në vend në Kuvend, vendosi të bëjë luftën politike në rrugë. Çështja u tensionua pas aferës me përgjimet dhe dyshimet për shkallën e krimit, të cilën e zbuluan të ashtu quajturat bomba të Zoran Zaevit. Gjendja u përkeqësua në mënyrë plotësuese me faljen skandaloze që jua dha presidenti Gjorgje Ivanov aktorëve të “bombave” dhe demonstratat masive të të ashtu quajturit Revolucion laraman, të cilin e shkaktoi ai hap.

IDEJA ISHTE FISNIKE
Ideja e Qeverisë së Przhinos ishte kompromis ndërmjet pushtetit dhe opozitës kur institucionet shtetërore, sipas progres raportit të BE-së për Maqedoninë për vitin 2016, ishin të kapura nga partia e atëhershme në pushtet respektivisht u konstatua “shteti i kapur” dhe ekzistonte mos besim i plotë se regjimi do të mund të organizojë zgjedhje fer dhe demokratike. Pikërisht prandaj u arrit zgjidhja, opozita të kontrollojë institucionet kryesore shtetërore të cilat mund të keqpërdoren për qëllime zgjedhore. Ministria e Punëve të Brendshme, e cila mund të luajë rol kryesor në parandalimin e blerjes së votave, si dhe në zbulimin e çdo lloji të krimit dhe korrupsionit në lidhje me zgjedhjet, parandalimin e dhunës dhe sigurimin e zgjedhjeve të rregullta në ditën e zgjedhjeve. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në të cilën mund të parandalohet transferim i parave me dedikim për qëllime zgjedhore. Ministria e Financave ku qarkullimi i parave duhet të jetë vetëm për qëllime paraprakisht të përcaktuara, dhe jo për korrupsion zgjedhor. Ministria e Bujqësisë, e cila për shkak të subvencioneve të mëdha gjithashtu ka mekanizma për fushatë partiake me korrupsion. Ministria e administratës shtetërore e cila është kompetente për punësimet dhe mund të keqpërdoret për qëllime zgjedhore.

Kuptohet, perceptimet edhe tani nuk kanë ndryshuar. Edhe tani opozita (VMRO – DPMNE) dyshon se pushteti do të organizojë proces zgjedhor të drejtë dhe demokratik, duke iu referuar përvojës së referendumit, kur lideri Hristijan Mickoski akuzoi se ka pasur mbushje masive të kutive në më shumë mjedise ku jetojnë shqiptarët. Ndërsa, pikërisht mbajtja e referendumit ishte shkaku verën e vitit 2018 të miratohen ndryshimet e Ligjit për qeverinë, i cili e vendosi në ligj rregullin “Qeveri të Przhinos, njëqind ditë para zgjedhjeve” për çka VMRO – DPMNE-ja insistonte duke e bllokuar zgjedhjen e përbërjes së Komisionit Shtetëror Zgjedhor, pa të cilin nuk mund të mbaheshin as zgjedhje, as çfarë do deklarimi tjetër i qytetarëve.

Por, në prill të vitit 2019, u mbajtën zgjedhjet presidenciale, për të cilat opozita nuk kishte vërejtje esenciale për procesin zgjedhor, ndërsa “Qeveria e Przhinos” megjithatë ngeli e detyrueshme për organizimin e zgjedhjeve parlamentare.

QEVERIA NUK ËSHTË VEND PËR GRINDJE DHE KONFRONTIME
Pse Qeveria e Przhinos nuk është qeveri teknike dhe pse është e keqe për Maqedoninë?

Shkaku i parë është se kuptimi i qeverisë teknike është ambientin e konfrontimit politik të cilin detyrimisht me vete e sjell periudha parazgjedhore, qeveria duhet ta relaksojë, dhe jo ta nxehë edhe më tepër. Pikërisht prandaj kryeministri teknik dhe ministrat nuk duhet të merren me politikë por me administrimin klasik dhe ndërmarrjen e aktiviteteve të nevojshme në përgatitjen e procesit zgjedhor. Tek ne, nga ana tjetër si trashëgimi e Qeverisë paraprake të Przhinos, ministrat dhe zëvendësit e tyre ndërmjet vete vazhduan të paraqesin padi penale ndërsa menjëherë pas marrjes së funksionit u fokusuan në konfrontimet partiake – politike, grindje, insinuata dhe akuza për punë joligjore, që vetëm e përkeqëson mos besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor.

E dyta, ideja e ministrave dhe zëvendës ministrave plotësues të kontrollohen ndërmjet vete, për shkak se nuk ekziston besimi te opozita, se pushteti mund të krijojë kushte dhe të realizojë zgjedhje të drejta dhe demokratike, nuk është e mirë për perspektivën tonë evropiane, sepse nuk jep përshtypjen e vendit i cili duhet të fillojë negociatat për anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian. Në disa vende anëtare të BE-së, për shembull në Itali, administrata zgjedhore në nivel qendror është vendosur në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Një gjë e këtillë tek ne do të ishte herezi, nëse kihet parasysh ajo që e tha Gordana Jankullovska në “bombat” në periudhën parazgjedhore për zgjedhjet lokale të vitit 2013 – “MVRO – VMRO”.

E treta, edhe përpos kontrollimit të ndërsjellë të ministrave dhe zëvendësve plotësues, pushteti ka mekanizma të anashkalojë shkakun kryesor për formimin e Qeverisë së Përzhinos – parandalimin e korrupsionit zgjedhor të trupit votues, punësime parazgjedhore të kuadrove partiake në administratën shtetërore dhe ngjashëm. Disa muaj para zgjedhjeve, Qeveria në buxhet parashikoi rritjen e pensioneve pagave në shëndetësi, që u përputh pikërisht me periudhën parazgjedhore, përfshirë 12 shkurtin, kur skadon mundësia ligjore, sipas VMRO – DPMNE-së,po zhvillohet punësim masiv kryesisht i kuadrove partiake në administratën shtetërore.

E katërta, përbërja e Qeverisë së Przhinos – ministra dhe zëvendës ministra plotësues nga të dyja partitë dominuese nga pushteti dhe opozita, nuk mundëson ambient të vërtetë demokratik parazgjedhor, sepse nga e a.q. qeveri teknike kryesisht dëgjojmë dy naracione politike të VMRO – DPMNE-së, që shkon në favor të demokracisë dy partiake dhe jo të demokracisë së vërtetë plural. Si ka mundësi partitë të tjera politike të kenë besim se për ata do të ketë kushte të njëjta për garë zgjedhore, nëse LSDM dhe VMRO – DPMNE bien dakord për kushtet në periudhën parazgjedhore, të i rregullojnë para së gjithash për veten?

Qeveria e Przhinos shfaq edhe dobësi të tjera në funksionimin e saj, për shkak të dispozitave ligjore jo mjaft të qarta, të cilat duhet t’i interpretojë Komisioni Shtetëror Zgjedhor, ndërsa në rastin e ndryshimit të kuadrove udhëheqëse në MPB, gjë e cila i mundësohet ministrit të ri opozitar të “Przhinës”, Komisioni nuk done të bënte rolin e arbitrit nëse zëvendës ministrja plotësuese e LSDM-së mund të parandalojë emërimin e udhëheqësit zëri i të cilit dëgjohej në “bombat” dhe ka qenë bashkëpunëtor i ish ministres Gordana Jankullovska, për çka KSHZ u shpall jo kompetente.

Një nga përvojat më të këqija nga Qeveria e Przhinos, përpos përplasjeve të përditshme, konfrenca për shtyp dhe akuza të ndërsjella ndërmjet ministrave dhe zëvendësve plotësues, është njollosja e kuadrove profesionale si partiake – politike.

Përkatësisht, zgjidhja ministri i ri të ndryshojë 15 kuadro udhëheqëse në MBP, me idenë sistem të këtillë masiv nuk mund ta udhëheqë vetëm ministër, pikërisht i duhen bashkëpunëtorë në më tepër vende, në shikim të parë duket racionale, por lë pasoja të këqija. Kuptohet, nuk do të ishte kështu nëse ministri është ekspert teknik, por kur ai është ministër partiak, emërimi shihet mbi baza partiake.

Të gjitha kuadrot që tani i ka emëruar Naqe Çulev, madje edhe të jenë profesionistët më të mëdhenj në MBP, tani do të njollosen politikisht se janë “vmro-istë” dhe karriera e tyre profesionale do të vihet në pikëpyetje nga ndonjë qeveri e ardhshme.

KRYEMINISTËR TEKNIK JOPARTIAK
Për shkak të të gjitha shkaqeve të përmendura dhe shkaqe të tjera, duhet të bëhet ndryshimi i Ligjit për qeverinë dhe Kosi zgjedhor, me të cilin do të vendoset rregulli për zgjedhjet e qeverisë teknike autentike e cila do të kishte qeverisur gjatë procesit parazgjedhor, nga shpërndarja e parlamentit deri në formimin e qeverisë së re. Më Greqi, për shembull qeveria teknike zgjat sa fushata parazgjedhore, një muaj, sepse atje menjëherë pas zgjedhjeve ditën e ardhshme zgjidhet kryeministri i ri, dhe hyn në skenë qeveria e re politike, që ka fituar në zgjedhje. Tek ne, duhet të mendohet për zgjidhje të këtillë.

Qeveria teknike duhet të udhëhiqet nga zyrtar shtetëror jopartiak, ose gjykatës me reputacion, profesor universitar, ekspert juridik ose personalitet tjetër i cili gëzon reputacion të personit politikisht të paanshëm, siç është rasti në disa vende evropiane.

Në të kundërt, Qeveria e Przhinos, njëqind ditë para zgjedhjeve, do të vazhdojë në vend teknike të jetë piroteknike, sepse vetëm e vlon më tepër, skenën politike edhe ashtu të nxehtë dhe të konfrontuar.

Të fundit