19/04/2024
2.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aktori Semir Giciq me stand up komedi në Tetovë

Aktori Semir Giciq me stand up komedi në Tetovë  Lista e personave të padurueshëm ishte tema e stend ap komedisë të aktorit Semir Gciq.Ai mbrëmë prezantoi në qendrën për kulturë këtë stend up komedi së bashku me mysafiren e saj Ivana Naskova. Semir Giciq është aktor I diplomuar ndërsa ka filluar të prezantojë komedinë si tekst dramatik që ka ngjallë interesim.“Unë jam një artist pa konecpt, sepse asnjëherë nuk dihet se çfarë shfaqje do të bëjë dhe çfarë zhanri do të jetë.Por ka edhe tema për njerëz të ndryshëm dhe tërë ajo që do të më bie ndër mend e them.Qëllimi është që njerëzit të harrojnë hallet e tyre.Unë nuk mund të paguaj rrymën, tatimin, apo ndonjë punë tjetër, por mund tëbëjë që ato të harrojnë këta probleme për një kohë”, tha Giciq.Ndërkaq Ivana Naskova, punon tashmë që 5 vite me stand up komeid.Ka shumë prezantime të suksesshme në vend.Tema e prezantimeve sipas saj ka të bëjë me raportet mes meshkujve dhe femrave.Këta stand up komedi do të shfaqen edhe në qytete tjera./TV KOAH/

Të fundit