28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

200 euro gjobë për ata që ecin me rroba plazhi në qytetin e Budvës në Mal të Zi

Turistët dhe banorët të cilët ecin rrugëve të qytetit të Budvës në Mal të Zi me rroba plazhi do të gjobiten me 200 euro.

Ky rregull është në bazë të Vendimit për Rendin Komunal, që është miratuar në seancën e Kuvendit të Komunës së Budvës dhe është publikuar në Gazetën Zyrtare në fund të prillit, përcjellin mediat atje.

Me miratimin e këtij vendimi në parlamentin vendor, Budva i është bashkuar Splitit dhe Dubrovnikut, të cilët gjithashtu vendosin gjoba për njerëzit të cilën ecin rrugëve të qytetit me rroba plazhi.

Të fundit