29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

22 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, në total 584 raste

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 22 raste të reja me koronavirus, ashtu që numri total ka shkruar në 584, përfshirë edhe personat që kanë ndërruar jetë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 233 persona të dyshuar me COVID-19, ndërsa nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 22 raste pozitive, njoftoi Ministria e SHëndetësisë. Në Shqipëri deri tani janë kryer 5,775 teste tek raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 584 raste. Në 24 orët e fundit 13 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 327.

Të fundit