20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

22 vite nga fillimi i luftës së UÇK-së, Grubi: Amaneti i luftëtarëve për bashkim dhe përparim kombëtar nuk shuhet kurrë!

Me rastin e 22 vjetorit të fillimit të luftës së vitit 2001 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe rënies së dëshmorit të parë Muzafer Xhaferi, sot zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i shoqëruar nga ministra dhe përfaqësues të tjerë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, vendosën kurora me lule tek Monumenti Memorial i Shqiponjës në Çair.

Grubi në rrjetin social Facebook shkruan se amaneti i luftëtarëve për bashkim dhe përparim të popullit shqiptar nuk do të shuhet asnjëherë.

Statusi i plotë:

Në Monumentin Memorial të Shqiponjës në Çair evokuam sot kujtimin mbi 16 shkurtin e vitit 2001, fillimin e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe rënien e dëshmorit të parë të kauzës sonë për liri e barazi, Muzafer Xhaferit.
Sot nderojmë të gjithë ato bij e bija që iu përgjigjen thirrjes së atdheut dhe nuk kursyen as jetën e tyre për drejtësi dhe dinjitet kombëtar! Jehona e amanetit të tyre nuk shuhet kurrë mes nesh, është thirrje e përhershme bashkimi në veprim për përparimin e kombit!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të gjithë dëshmorët! LAVDI!

Të fundit