29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

2200 qytetarë deri tani kanë përfunduar karantinën shtetërore

Në 24 orët e fundit 768 qytetarë të ardhur nga vendet e jashtme dolën nga karantina shtetërore, përcjell GazetaExpress.

Sipas dekretit të Qeverisë, të gjithë qytetarët të cilët pandemia Kovid 19 i zuri jashtë vendit, patjetër e kanë të shkojnë të paktën në izolim shtetëror të mbikëqyrur nga shteti.

Deri tani nga karantina shtetërore kanë dalë 2200 qytetarë. Për momentin rreth 800 persona ende janë në karantinë shtetërore. Nga Qeveria sqaruan se në vend presin të kthehen edhe rreth 100 studentë nga Turqia, ndërsa në vendkalimet kufitare në ditë kthehen nga 40 deri 50 qytetarë të vendit. Sipas numrave nga Ministria e Shëndetësisë, në vetë-izolim gjenden më shumë se 10 mijë qytetarë./GazetaExpress/B.Lika/

Të fundit