Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e kaluara në Klinikën Infektive në Shkup, kanë ndërruar jetë 4 pacientë të infektuar me coronavirus.

Bëhet fjalë për një 79-vjeçar nga Shkupi, një 58-vjeçar nga Velesi, një 67-vjeçar nga Prilepi dhe një tjetër 63-vjeçar nga Shkupi.

MSH informon se në 24 orët e kaluara me coronavirus janë regjistruar 26 raste të reja, prej të cilëve 4 në Shkup, 11 në Kumanovë, 3 në Pripel, 4 në Tetovë, 2 në Veles, 1 në Koçan dhe 1 në Probishtip.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 854 persona, ndërsa sipas vendbanimeve:

– Shkup – 316
– Kumanovë – 211
– Dibër – 49
– Shtip – 27
– Prilep –75
– Tetovë – 37
– Strugë – 43
– Velesi – 32
– Manastir – 9
– Ohër – 4
– Kavadar – 3
– Gostivar -8
– Gjevgjeli – 4
– Strumica – 2
– Kriva Palanka – 3
– Radovish – 4
– Krushevë – 3
– Koçani – 22
– Probishtip – 2