Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë informon se janë regjistruar edhe 29 raste të reja me coronavirusin.

“Në 24 orët e kaluara, 29 raste të reja të coronavirusit janë regjistruar në vend. Sipas qyteteve: Shkupi (20), Kumanova (“3), Velesi (3), Prilep (2) dhe Dibra (1).

Kështu, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19 që nga ora 12:00 sot është 177 persona”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.