28/05/2022
25.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

30 mijë euro para të gatshme, tokë, banesa e shtëpi në Bazel të Zvicrës – A është ky ministri milioner i Maqedonisë së Veriut?

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, duket se ka një pasuri super të madhe, ani pse mbi gjysma e saj është paraqitur në emër të prindërve të tij.

Një Mercedes Benz dhe një furiostrad Hjyndai Tuskon, depozit bankar prej 30.000 eurove, tokë ndërtimore prej 826 metra katrorë dhe shtëpi 280 metra katror, kjo është ajo që ka paraqitur Bekteshi në komisionin Antikorrupsion në emër të tij, shkruan Alsat.

Ndërkohë në emër të prindërve të tij në Listën Anketuese ka paraqitur tokë ndërtimore prej 476 metra katror, tokë bujqësore prej 1729 metra katror, hapësirë afariste në Kërçovë prej 60 metra katror, një shtëpi në Prishtinë prej 406 metra katror, tre banesa në Kavajë të Shqipërisë dhe një në Bazel të Zvicrës./ Alsat.mk

Të fundit