20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

30 viktima dhe 1,236 të infektuar, Erdogan: Po punojmë ditë e natë që të parandalojmë përhapjen e Covid-19

Turqia ka konfirmuar 9 viktima të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 30.

Në llogarinë e tij në twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se të gjithë të vdekurit ishin të moshuar.

Ministri turk i Shëndetësisë Koca  njoftoi se deri më tani janë kryer mbi 20 mijë teste tek njerëzit që dyshohej se janë të infektuar me koronavirus, prej të cilëve vetëm në 24 orët e fundit 289 janë testuar pozitiv, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1,236.

Ndërkohë Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka deklaruar se po punohet ditë e natë për të minimizuar efektin e përhapjes së koronavirusit në vend”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nëpërmjet një mesazhi zanor nga llogaria e tij në Twitter, Erdoğan i ka bërë thrirje popullatës lidhur me koronavirusin.

Në mesazhin e tij, Erdoğan tha se Turqia po zhvillon një luftë të pamëshirshme kundër koronavirusit. Ky virus prek më së shumti të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.

“Siç e dini, vendi ynë po lufton pamëshirshëm me koronavirusin që ka prekur të gjithë botën. Ne po punojmë ditë e natë për të minimizuar efektin e përhapjes së koronavirusit mes qytetarëve tanë në vend. Ky virus prek më së shumti të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike duke shkaktuar më shumë vdekje te këto dy grupe. Ju lutem që këtë informacion të mos e hiqni asnjëherë nga mendja juaj dhe të kujdeseni për veten tuaj dhe të afërmit pranë jush që bartin sëmundje kronike”, tha Erdoğan.

“Ju duhet të rrisni sa më shumë distancën sociale dhe më e rëndësishmja nuk duhet të dilni nga shtëpia nëse nuk jeni të detyruar. Në këtë proces, ju duhet të ndiqni me kujdes deklaratat e institucioneve dhe organizatave tona zyrtare kryesisht ato të Ministrisë së Shëndetësisë. Duhet të tregoni kujdes që për shërbimet publike, blerjet, komunikimet me të afërmit dhe shumë aktivitete të tjera t’i kryeni duke përdorur teknologjinë e internetit dhe të telekomunikimit”, u shpreh presidenti turk.

“Po ashtu duhet të tregoni kujdes që adhurimet tuaja t’i kryeni në shtëpi, mundësisht të mos pranoni vizitorë dhe që kohën ta kaloni në shtëpitë tuaja. Personalisht dhe në emër të populli tim shpreh falënderimet e mia për të gjithë qytetarët që veprojnë me vetëdijen e kësaj përgjegjësie dhe që ndodhen pranë nesh në këtë luftë që bëjmë kundër koronavirusit. Shpresoj që këto ditë të vështira do t’i kalojmë të gjithë së bashku. Qofshi me shëndet”, ka thënë në mesazhin e tij presidenti Erdoğan.

/Ora News.tv/

 

Të fundit