29/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Carovksa deputetëve të VMRO-së u citoi pjesë nga programi parazgjedhor ku premtonin libra shkollorë digjital

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska nga foltorja e Kuvendit, deputetëve të VMRO-DPMNE-së dje u citoi pjesë nga programi i tyre parazgjedhor ku premtonin libra shkollorë digjital, transmeton Portalb.mk.

“Sot dua të them se çfarë jeni duke bërë dhe për këtë arsye e hapa programin tuaj me të cilin keni garuar në zgjedhje. I gënjeni qytetarët, pasi sot flisni kundër digjitalizimit, modernizimit, kundër modernizimit të arsimit, jeni kundër ndryshimit të sistemit arsimor, kurse në programin tuaj i keni premtuar këto gjëra. Si projekti i vetëm që keni në projektin 4 dhe projektin 15 të programit, është digjitalizimi, platforma për e-mësim dhe përgatitja e videove nga kuadri mësimor. Dhe – tekste shkollore digjitale! Gjithçka për të cilën po flasim sot!”, iu përgjigj ajo pyetjes së deputetit të VMRO-DPMNE-së Bojan Stojanovski.

Pastaj iu referua dëmit të bërë në këtë resor nga qeverisja e kësaj partie, për shkak të të cilit Ministria duhet të merret me probleme serioze ligjore me kompanitë që fituan tenderë të përjetshëm për shtypjen e librave katastrofik.

“VMRO-DPMNE qeverisi për 12 vjet dhe kishte mundësinë që të bënte diçka nga arsimi që ne e shohim në vendet e zhvilluara evropiane, me paratë që shpenzoi për marrëzira. Dhe qytetarët e dinë këtë. Dhe, atë e keni bërë me forcë, i gënjyet e gënjyet qytetarët, ndërsa plan për përmirësimin e sistemit arsimor kurrë patët! Kishit vetëm interesa personale, nga të cilat sot, pikërisht sot, po përpiqemi t’i zgjidhim, pasi për disa kompani keni garantuar të drejta ekskluzive për tekstet shkollore që janë jashtëzakonisht të cilësisë së ulët. Dhe, paguat 3 milion euro për programet nga klasa e parë në të tretën. E përsëris, 3 milion euro! Shumë e cila na nevojitet që të kemi shkolla dhe klasa të riparuara dhe pajisura plotësisht”, tha Carovska.

Ndërkohë lidhur me këtë çështje, nisma qytetare “Libra dhe mësim patjetër të ketë”, ka inicuar referendum. Nisma e parë u refuzua për shkak të siç u shprehen nga Kuvendi, parregullësive procedurale.

Vendimi i Ministrisë së Arsimit për digjitalizimin e librave shkollorë, tashmë me javë të tëra javë ka ngjallur revoltë në mesin e prindërve, të cilët janë kundër tyre. Megjithatë MSh këmbëngul se digjitalizimi i librave është në të mirë dhe dobi të nxënësve.

Të fundit