20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

38 mjekë kujdesen për 300 pacientë, Spitali Psikiatrik ka nevojë për personel dhe mirëmbajtje

Ky është spitali psikiatrik në Shkup.

Hapësira është e mjaftueshme, por jo e mirëmbajtur.
Janë lënë pas dore parku, ulëset, e deri tek objektet e vjetra, ndërsa edhe fusha e sportit është jashtë funksionit.
Por sot drejtori Qamil Kovaçi bashkë me zv/ministrin Ilir Hasani erdhën për të prerë shiritin e një reparti të ri në këtë Spital.

Por sa mjete ndahen për mirëmbajtjen e parkut dhe fushave të sportit, tregon drejtori i Spitalit:

“Ne mundohemi maksimumin këtë vit përveç këtyre mjeteve dmth kemi bërë edhe instalimin e ndriçimit publik në Spital ku edhe atje janë investuar diku 5 milion denarë kështu që po bëjmë maksimumin”, deklaroi Qamil Kovaçi, drejtor i Spitalit.

Sipas drejtorit në këtë spital psikiatrik ka mungesë edhe të mjekëve për kujdesin e pacientëve.
Ai thotë se 38 mjekë kujdesen për 300 pacientë.

“Sa ka të punësuar?
Vetëm mjek pa administratorë?
Jo komplet.
Vetëm mjek sa janë? 38.
38 mjek kujdesen për 300 pacientë?
Po.

Drejtori tha se janë në bashkëpunim me Ministrin e Arsimit që të punësohet kuadër i ri.
Në këtë repart të ri do të trajtohen pacientë kronik, ku do të ketë një kapacitet prej 40 pacientëve. Investimi është i spitalit ku janë investuar 15 milionë denarë për renovim.

Të fundit