48 të shëruar nga koronavirusi vetëm në 24 orët e fundit – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

48 të shëruar nga koronavirusi vetëm në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar vetëm një viktimë nga Shkupi, ndërsa janë regjistruar edhe 28 pacientë pozitiv me koronavirus. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se sot janë shëruar 48 pacientë, prej të cilëve 6 nga trajtimi spitalor dhe 42 nga kurimi në kushte shtëpiake.

Në Spitalin “8 Shtatori” ndërroi jetë pacientja 51 vjeçe nga Shkupi. Ajo ishte pranuar në spital më 9 Prill në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila ka qenë intubuar dhe menjëherë ishte vendosur në makinë për frymëmarrje artificiale – njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i të prekurve me koronavirus aktualisht ka arritur 1259, ndërsa i viktimave gjithsej 56.

Bilanci i vdekjeve për kokë banori mbetet më i lartë në Kumanovë me 14 viktima, vijon Struga me 12 dhe Shkupi me 10 të vdekur. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 660 teste ndërsa gjithsej 13 mijë testime për CoVid-19, por është përmirësuar trendi i të infektuarve në nivel vendi. Një rënie drastike të pozitivëve është shënuar në Kumanovë dhe në Tetovë me vetëm nga 2 të sëmurë.

Adnan Qaili

Related posts

Ali Ahmeti dhe Xhelal Bajrami do të dëshmojnë për rastin “Monstra”

Televizioni Koha

Nëse nuk ndryshon metodologjia e zgjerimit, nuk do të ketë integrim deri në vitin 2030

Televizioni Koha

VMRO-DPMNE: Shifra e të vdekurve nga korona tejkalon 100 persona, ndërsa Zaevit i ngutet për zgjedhje

Televizioni Koha

Leave a Comment