27/05/2022
28.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

5 vjet nga vërshimet katastrofike në Hasanbeg të Shkupit

Viti 2016 dhe viti 2021, periudha e njejtë kur Maqedonia po përballet me fatkeqësi natyrore të cilat shkaktojnë dëme të mëdha.

Tani kemi situatën trishtuese me zjarret në vendet malore, ndërsa në vitin 2016, pikërisht më 6 gusht u shkaktuan vërshime të mëdha në Stajkovc, Hasanbeg, Creshevë, Haraçinë, Smillkovc dhe vende tjera përreth qarkores.

Gjatë 24 orëve më 6 gusht 2016, në Shkup kishin rënë 92,9 litra shi në një metër kub, ndërsa gjatë dy orëve të para të vërshimeve, kishte patur mbi 800 vetëtima.

Atëkohë, nga shiu i rëmbyeshëm ishin shkulur drunjë, ndërsa shtëpitë kishin ngelur pa energji elektrike. Mijëra qytetarë u evakuuan gjatë natës së 6 gushtit.

Në këto vërshime jetën e humbën 22 persona. Njerëz të shumtë dolën për të ndihmuar në teren, për pastrim të shtëpive dhe kërkimin e personave të zhdukur. Madje, një vajzë 1 vjeçare ende që atë ditë rezulton si e zhdukur sepse nuk u gjet kurrë.

Të fundit