24/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pendarovski: Për nënshkrimin e dekreteve nuk marrë këshilla, pakon e ligjeve për korridoret do ta shqyrtoj me ekipin tim të juristëve

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Tetovë përsëriti se njëherë do t’i shohë versionet finale të pakos së ligjeve lidhur me ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10d, pas çka në konsultim me ekipin e tij të juristëve, do të vendos nëse do t’i nënshkruajë.

Lidhur me kërkesën e djeshme të liderit të VMRO-DPMNE-së që të mos i nënshkruajë dekretet për pakon e ligjeve, Pendarovski tha se nuk pranon këshilla nga askush, e të paktën jo nga partitë politike.

“Kur t’i miratojnë ligjet në versionin e fundit dhe kur t’i votojnë në Parlament, atëherë do të ulemi me ekipin tim të juristëve dhe do të shohim nëse ka bazë për një gjë të tillë. Ndryshe, lidhur me nënshkrimin e dekreteve për validitet të ligjeve, zakonisht nuk marrë këshilla nga askush, e më së paku nga partitë politike”, tha presidenti i shtetit, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në Universitetin e Evropës Juglindore.

 

Të fundit