19/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

53 raste të reja dhe 13 viktima nga Covid në Maqedoni

Në 24 orët e fundit në Maqedoni janë kryer 2691 testime për Covid, ndërsa janë regjistruar 53 raste të reja me Covid 19, informon Zhurnal.

Sipas qyteteve, 29 raste janë regjistruar në Shkup, më pas në Prilep 7, në Kumanovë 4, Në Manastir, Gostivar, Ohër dhe Kërçovë nga 2, ndërsa në Tetovë, Koçan, Radovish, Berovë dhe Vallandovë nga një.

Kanë ndëruar jetë gjithsej 13 pacientë. Bëhet fjalë për 5 pacientë nga Shkupi, 3 nga Strumica, 2 nga Manastiri, një nga Tetova, një nga Gostivari dhe një nga Struga.

Ndërkohë janë shëruar gjithsej 111 pacientë.

Deri tani në Maqedoni janë regjistruar 155169 persona të infektuar, 147301 të shëruar, 5369 të vdekur ndërsa rastet aktive janë 2499.//Zhurnal.mk

Të fundit