19/04/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

54 raste me coronavirus në Maqedoni, humbin jetën 6 pacientë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup humbën jetën katër pacientë mbi 60 vjet, prej të cilëve dy nga Labunishta, një nga Prilepi dhe një nga Kumanova dhe se në spitalin ‘8 shtatori’ kanë humbur jetën një pacient nga Velesi dhe një nga Kumanova.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë vërtetuar 54 raste të reja me Covid-19. Sipas qyteteve: Shkupi 13, Kumanova 25, Shtipi 1, Prilepi 10, Tetova 1, Velesi 2, Gostivari 1 dhe Kërçova 1”, shprehen nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Tani numri i përgjithshëm i të infektuarve është 908 ndërsa sipas vendbanimit deri tani në Shkup ka 329 të infektuar, Kumanovë 236, Dibër 49. Shtip 28, Prilep 85, Tetova 38, Struga 43, Velesi 34, Manastiri 9, Ohri 4, Kavadari 3, Gostivar 9, Gjevgjelia 4, Strumica 2, Kriva Pallnaka 3, Radovishi 4, Krusheva 3, Koçani 22, 2 Probishtipi dhe një në Kërçovë.

Gjatë ditës së djeshme, sipas MSH-së, janë bërë 710 testime./Telegrafi/

Të fundit