23/04/2024
8.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

“-7 gradë Celsius dhe 37cm borë”, vendet me më tepër borë dhe me temperatura më të ulëta në RMV

Mëngjesin e sotëm temperatura më e ftohtë është matur në Berovë, respektivisht temperaturë prej -7 gradë Celsius. Siç informon DPHM, temperatura nën zero në orën 07:30 minuta janë matur edhe në Mavrovë (-6), Manstir (-5), Kriva Pallankë, Tetovë dhe Strumicë (-4), Shkup-Petrovec, Prilep, Shtip dhe Demir Kapi (-3), Ohër, Kumanovë dhe Pretor (-2) dhe Shkup-Zajçev Rid dhe Krushevë (-1).

Zero gradë janë matur në Vinicë dhe në Kodrën e Diellit, 2 në Gjevgjeli dhe 4 në Dojran.

Shtresa më e lartë e borës, 37 centimetra, sot në mëngjes është matur në Hanet e Mavrovës. në Kodrën e Diellit 25 centimetra, 20 centimetra në Krushevë, 4 në Gjurishte, 6 në Manastir dhe 2 centimetra në Berovë.

Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura maksimale do të arrijë prej 9 deri në 16 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i qetë, me temperaturë maksimale deri në 13 gradë.

Të fundit