29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

7 Prilli shënon Patronatin e Shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë

7 Prilli shënon Patronatin e Shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë , e cila shkollë këtë vit feston 62 vjetorin e themelimit të  saj, e themeluar nga viti 1961 në gjuhën maqedone, pastaj në vitin 1967/68 paralelet ne gjuhen shqipe, dhe në vitin 1988 paralelet në gjuhën turke. Sipas drejtorit të SHMKM ”Nikolla Shtejn” ,Binas Pajaziti nxënësit dhe arsimdhënësit e kësaj shkolle sot më 7 Prill në qendrën e Tetovës kanë shënuar këtë ditë duke bërë kontrolle falas për shëndetin e qytetarëve, ekzaminime si psh, matja e shtypjes së gjakut, matja e sheqerit në gjak etj. Kjo shkollë ka 2105 nxënës në total, dhe 207 të punësuar si staf. Numri i nxënësve që parashihen të rregjistrohen këtë vitë është 640 nxënës, në 21 paralele, 14 në gjuhën shqipe, 6 në gjuhën maqedone dhe 1 në gjuhën turke, risi e këtij viti janë paralelet duale, një projekt qeveritar i mbështetur nga BE dhe ambasada e Zvicrës. Ky projekt do të nxit dhe më shumë bashkëpunimin mes nxënësve dhe institucioneve shëndetësore. TV KOHA

Të fundit