19/04/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

80% e sigurt që vaksina kundër koronavirusit mund të jetë gati deri në shtator, thonë shkencëtarët në Angli

Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë shpresë se një vaksinë kundër koronavirusit mund të jetë e gatshme në shtator.

Sarah Gilbert, një profesoreshë e vaksinologjisë në Universitetin e Oksfordit, thotë se ajo është “80% e sigurt” se një vaksinë që po zhvillohet nga ekipi i saj do të dëshmohet efektive deri në vjeshtë.

Sipas Times u raportua se hulumtimet klinike tek njerëzitë për vaksinën janë caktuar të ndodhë brenda dy javësh, duke e bërë atë një nga përpjekjet më premtuese në botë.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar gjithashtu ka treguar që, nëse rezultatet duken pozitive, ajo është e përgatitur të financojë miliona doza paraprakisht.

Kjo do të thotë që nëse testet janë të suksesshme, një imunizim kundër Covid-19 do të ishte në dispozicion të gjerë për publikun menjëherë.gazetaexpress

Të fundit