24/04/2024
14.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

A do të dorëhiqet Muhamed Zeqiri pas shuplakës që ia dha Zaevi?

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev sonte i dha një shuplakë deputetit të Muhamed Zekirit në lidhje me deklartat e tij se qeveria mund të mbijetojë edhe pa BDI-në.

“Nëse i heqim 10 deputetët e BDI-së do të thotë se i kemi 58 deputetë. Prandaj kjo nuk është aq e thjeshtë. Subjektet serioze kanë qasje serioze për të gjitha problemet. Së pari të gjenden arsyet, së dyti të japin përgjigje para opinionit dhe së treti të ketë një përfundim se janë bërë gabime, të mos përsëriten”, ka thënë Zaev pas dekaratës skandaloze dhe të pa përgjegjëshme të deputetit Muhamed Zekirit, përcjell TS.

Nuk dihet nëse pas shuplakës që mori Muki sonte nga Zaev a do të dorëhiqet apo do të vazhdojë si deputet i heshtur duke mos nxituar me deklarata të tilla.

Të fundit