25/04/2024
7.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

A do të ketë krizë për ushqimet bazë në Maqedoni?

Askush nuk mund të garantojë nëse në vend do të ketë mjaftueshëm ushqime bazë gjatë dimrit, shkruan Alsat.

I pyetur për këtë çështje, ministri i bujqësisë Ljupço Nikollovski devijon përgjigjen dhe flet vetëm për masat në bujqësi.

Pyetje gazetari: Ju jeni përfaqësues i Qeverisë dhe normalisht keni kontakt, komunikime për strategji me ministrinë e Financave, ministrinë e Ekonomisë, me ministritë tjera me resor, a do të kemi ushqim të mjaftueshëm dhe me çmim me të cilin do të mund të furnizohen të gjithë qytetarët, kur e dimë se gjithçka është shtrenjtuar?

Lupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë: A do të kemi ushqim të mjaftueshëm un vazhdimisht e përsëris se masat japin rezultat dhe efekt që të kemi ushqim të mjaftueshëm. Çmimet nuk varen nga askush individualisht, si do të flasim për çmimet e bursave ose për furnizimet e lëndëve të para, jemi vendi i vetëm në rajon, që u japim bujqve edhe naftë të gjelbër edhe plehra artificial për 40%.

Pyetje e gazetarit: Po ju bëj pyetje konkrete për përgjigje konkrete ministër. A do të kemi grurë të mjaftueshëm, a do të kemi vaj të mjaftueshëm, a do të kemi miell dhe me çmim që mund të furnizohemi. Nuk flasim për peshq dhe fruta deti siç furnizohet Qeveria, por për ushqime elementare?

Lupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë: Masat kanë të bëjnë pikërisht me kulturat strategjike dhe me prodhimet kryesore bujqësore!

Nikollovski theksoi se nuk është përgjegjës edhe për blerjen e çmimit me shumicë të qumështit, për të cilin prodhuesit ankohen se blerësit e kërkojnë me çmim 29 denarë, ndërsa në markete shitet mbi 80 denarë.

“Në çmimin e blerjes së qumështit ne jemi ekonomi tregu dhe kjo është çështje e ofertës dhe kërkesës dhe pyetjen do e drejtoni tek blerësit për të cilët ne në një mënyrë jemi urë si edhe për prodhuesit tjerë. Gjithmonë jemi në anën e prodhuesve pasi qëllimi dhe detyra jonë si shtet është ti mbështesim prodhuesit që të kemi prodhim sa më të madh vendor dhe sa më pak të jemi të varur nga importi, sidomos për prodhimet strategjike”, tha Lupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë.

Për shkak se blerësit me shumicë ofrojnë vetëm 29 denarë për litër qumësht ndërsa e shesin me çmime deri në 500% më të shtrenjtë, disa nga blegtorët gjejnë alternativa për ta shitur vetë qumështin si dhe produktet tjera të qumështit, duke ofruar mënyra të ndryshme nëpër rrjetet sociale, madje edhe duke e dërguar deri në shtëpitë e qytetarëve./ Alsat.mk Gazetar: Mefail Ismaili

Të fundit