25/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

A do të mbyllet përsëri kufiri me Kosovën? Përgjigjet Filipçe

Në valën e rritjes rapide të të infektuarve me korona virus në vend por edhe në rajon, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce tha se për momentin nuk është e paraparë mbyllja e kufirit me Kosovën ose edhe me vendet tjera të rajonit.

-Ne e shohim situatën epidemiologjike dhe mënyrën e transmetimit të virusit dhe as në momentin kur situata epidemiologjike ishte e qetë e as tani nuk kemi numër të madh të infektuarve që janë bartur nga jashtë shtetit,-deklaroi Filipçe.

Ai shtoi se problemi kryesor edhe në Evropë dhe edhe tek ne është tek bartja lokale e virusit.

Të fundit