A tentoi LSDM-ja ta largoje nga qeveria BDI-në përmes mbledhjes së Kuvendit? - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

A tentoi LSDM-ja ta largoje nga qeveria BDI-në përmes mbledhjes së Kuvendit?

Sipas disa burimeve jozyrtare të Gazetës Express në Maqedoni, tentimi i fundit për mbledhjen e Kuvendit nga ana e LSDM-së por që kishte mbështetje të partive të tjera përveç BDI-së, ka qenë një tentim i Zaevit për të larguar partinë e Ali Ahmetit nga Qeveria, shkruan Gazeta Express.

Pavarësisht se janë partner në Qeveri, kohën e fundit marrëdhëniet mes LSDM-së dhe BDI-së janë në fije të perit.

Gazeta Express jozyrtarisht mëson se LSDM-ja ka siguruar shumicë në Parlament pa 10 deputetët e BDI-së, ndërsa me mbledhjen e Kuvendit ka pas për qëllim që fillimisht përmes një mocioni ta shkarkojë kreun e Parlamentit Talat Xhaferi e më pas të formojë shumicë të re me Aleancën për Shqiptarët, Lëvizjen Besa, Alternativën e Gashit, PDSH-në si dhe deputet të tjerë.

Një plan i tillë hidhet poshtë nga vetë nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri i cili i tha sot Gazetës Express se partia e tij nuk ka pasur qëllim të tillë dhe se një skenar i tillë nuk ka ekzistuar.

Ky ishte edhe qëndrimi zyrtar i LSDM-së ditë më parë për kërkesën e kthimit të Kuvendit:

“Sigurisht, qëndrimi jonë është se në kushte të këtilla krize, vlerësojmë se është mirë, është e përgjegjshme dhe është demokratike që Kuvendi të mblidhet, sigurisht edhe me qëllimin që të konfirmohen vendimet e Presidentit të shtetit sa i takon situatës së jashtëzakonshme” tha ditë më parë zëdhënësi i LSDM-së Kostadin Kostadinov.

Megjithatë, BDI-ja duket se e ka nuhatur këtë skenarë që kur kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ditë më parë tha se nuk do të thërret seancë parlamentare pasi që nuk ka mundësi ligjore që të konstituohet Kuvendi pa u mbajt zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Fjalët e Talat Xhaferit i vërtetoi edhe Gjykata Kushtetuese.

Mirëpo, edhe pse i pavërtetuar zyrtarisht, një skenari i tillë i LSDM-së është i mundur që të jetësohet pas zgjedhjeve, pra, nëse koalicionet LSDM-Besa dhe ASH-AAA arrijnë të sigurojnë mbi 61 deputetë, ta lënë BDI-në në opozitë.

Pavarësisht se ishte vetë BDI-ja ajo që e shkeli këtë parim në vitin 2016 kur VMRO-DPMNE-ja ishte fituese e zgjedhjeve tek blloku maqedonas, ndërsa Ahmeti vendosi te koalicionoj me LSDM-në, tani eksponentët e BDI-së thonë se parimi i fituesi me fituesin duhet të respektohet duke e arsyetuar vendimin e tyre në vitin 2016, me largimin e Gruevskit nga skena politike.

Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut pritet të mbahen sapo partitë të marrin dritë jeshile nga epidemiologët apo ndoshta edhe nga OBSH-ja nëse i drejtohen për mendim.

Koalicionet e arritur e të aprovuara nga KSHZ janë LSDM-Besa, Aleanca për Shqiptarët me Alternativën, BDI dhe PDSH do të garojnë të vetme, ndërsa RDK-ja nuk merr pjesë fare në zgjedhje./GazetaExpress/BL/

Related posts

Kompania “Pucko Petrol” fitoi tenderë në vlerë prej gjysmë milion euro (VIDEO)

Televizioni Koha

Tërmet i fuqishëm godet Greqinë

Televizioni Koha

Kjo ishte befasia që rinia e Gostivarit e kishte përgatitur për Ziadin Selën (VIDEO)

Televizioni Koha

Leave a Comment