18/04/2024
5.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Abdulla:Me fitore vazhdojmë të luftojmë për kreun e tabelës

Skuadra e Renovës e nisi sezonin pranveror me fitore kundër Bregallnicës në Shtip. Futbollisti me përvojë Xhelil Abdulla është shprehur optimist i madh se edhe në ndeshjen e ardhshme ndaj Makedonija GJP do të vazhdojnë me tre pikë të reja.
Ai për Open-TV deklaron:

“E dimë se Makedonija GJP ka ekip të mirë dhe gjithashtu edhe trajner të mira. Jemi të vetëdijshëm se na pret një ndeshje e vështirë, por ata nuk kanë se cka të kërkojë në Tetovë. Me fitore vazhdojmë të luftojmë për kreun e tabelës. Besoj se me një angazhim të madh pikët e plota do mbesin në Tetovë”.

Ndeshja Renova-Makedonija GJP do të luhet ditën e diel në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim prej orës 14:00.

Renova renditet në vendin e katërt me 30 pikë, aq sa ka edhe Makedonija GJP një pozitë më poshtë./Open-TV/

Të fundit