29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

ABM: Shfrytëzuesit e kartelës pagesore të ndjekin informacionet nga bankat

Asociacioni Bankar i Maqedonisë (ABM), u bën apel shfrytëzuesve të kartelës pagesore që të përcjellin informacionin që bankat u ofrojnë atyre për mënyrën dhe afatin e marrjes së kartelës.

Nga ABM-ja informuan sot se të gjithë anëtarët e tyre të përfshirë në projektin “Blej Vendore”, përmes të cilit në javët në vijim duhet të përpunojnë dhe shpërndajnë për shfrytëzuesit në gjithë vendin mbi 330.000 kartela pagesore, janë angazhuar për zbatimin e tij, duke marrë të gjitha masat e duhura për të mbrojtur shëndetin publik.

Gjatë krizës së koronës, thekson Asociacioni, bankat janë duke ndërmarrë vazhdimisht veprime për të mbrojtur shëndetin e klientëve të tyre, përfshirë edhe kur është e nevojshme që ata të vizitojnë filialet dhe ekspoziturat, ndërsa në periudhën e kaluar, në këtë drejtim, përqendrimi është vendosur në projektin “Blej Vendore”.

ABM-ja rikujton se në lidhje me kartelën pagesore vendore, secila prej bankave të përfshira në projekt ka krijuar protokollin e vet për lëshimin e kartelave. Sipas politikave dhe procedurave të tanishme, shumica e bankave organizojnë lëshimin e kartelës pagesore vendore në mënyrë që klientët të dërgojnë mesazhe SMS me informacione për filialet dhe ekspoziturat, datën dhe kohën e marrjes së kartelës për secilin klient veç e veç. Në dispozicion, tregojnë, janë edhe uebfaqet dhe qendrat e kontaktit të bankave, gjë që minimizon nevojën për të ardhur tek filialet dhe ekspoziturat për informacion.

Sipas ABM-së, në përputhje me planin e përcaktuar në këtë mënyrë, e cila përcaktohet sistematikisht sipas aftësisë dhe kohës për shërbim, zvogëlohet mundësia për krijimin e turmave para filialeve dhe tek ekspoziturat, ndërsa rritet efikasiteti në realizimin e projektit.

Siç theksojnë ata, në ditët e kaluara, disa nga filialet dhe ekspoziturat, sipas informacioneve nga bankat, për fat të keq krijojnë turma të mëdha, në fakt radhë për pritje, sepse disa nga klientët vijnë me qëllim që të informohen për projektin në përgjithësi, pra për të marrë informacion nëse janë në mesin e qytetarëve që kanë kartelë pagesore vendore, pa e vizituar më parë uebfaqen www.kupuvamdomasno.gov.mk. Disa nga qytetarët, edhe pa marrë informacione kur dhe ku të drejtohen, vizituan bankat për të marrë kartelën. Një nga anëtarët e ABM-së do të paraqesë kartelën pagesore vendore nëpër shtëpitë me postë në adresën e klientit i cili është shfrytëzues i kartelës pagesore vendore.

Për këtë projekt, filialet dhe ekspoziturat punojnë me regjim të veçantë dhe orë më të gjatë pune në mënyrë që të lëshojnë me shpejtësi dhe siguri sasi të mëdha të kartelave pagesore vendore, ndërsa numri i punonjësve që punojnë në mënyrë aktive gjatë një ndërrimi është brenda maksimumit të parashikuar për ambientet e bankat, në përputhje me rregulloren përkatëse.

Nga Asociacioni Bankar i Maqedonisë, gjithashtu theksojnë se së bashku me anëtarët në periudhën në vijim do të qëndrojnë të përkushtuar për të gjetur zgjidhje të përshtatshme brenda veprimtarisë, në mënyrë që kriza e koronës të lërë sa më pak pasoja të jetë e mundur dhe të kontribuojë në rimëkëmbjen e përgjithshme të ekonomisë. bs/fab

Të fundit