19/04/2024
3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Abrashi inspekton punimet e hekurudhës në linjën 10

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi i shoqëruar nga kryeshefi ekzekutiv i Infrakosit, ka inspektuar punimet e hekurudhës së Kosovës në linjën 10.

Ministri Abrashi theksoi se tash është fillimi i fazës së parë të punimeve. Abrashi tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm për vendin i cili i paraprinë edhe zhvillimit ekonomik, dhe ndërlidhjes së Kosovës me rajonin.

Ai tha se përkundër pandemisë, do të përpiqet që faza e parë e këtij projekti të realizohet në kohë rekorde.

Abrashi deklaroi se pas përfundimit të fazës se parë të këtij projekti hekurudhor në këtë pjesë, do të fillojë faza e dytë deri në Mitrovicë dhe faza e tretë deri në kufi me Serbinë.

Ndërsa, kryeshefi ekzekutiv i Infrakosit, Xhevat Ramosaj, ka shprehur besimin që ky projekt të përfundojë sipas afateve të parapara.

Ai tha se punët kanë filluar në këtë stacion dhe momentalisht është duke u punuar edhe në katër stacione të tjera/KP/.

Të fundit