23/04/2024
8.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ademi: Investimi te fëmijët është prioritet i ynë kryesor

Sot për fëmijët e të gjitha moshave kërkohet kujdes nga prindërit, shteti dhe në përgjithësi nga shoqëria, porositi ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve – 1 Qershori.

Në profilin e tij në Fejsbuk Ademi theksoi se kjo ditë nuk duhet të shënohet vetëm si ditë festive, por, siç tha, “të na shërbejë si ditë e sensibilizimit të themi JO për çfarëdo lloj dhune dhe abuzimi të fëmijëve”.

“Sigurisht se mbështetja jonë ndaj fëmijëve nuk do të mungojë asnjëherë dhe investimi tek ata është dhe do të jetë prioriteti ynë kryesor, pasi që investimi tek fëmijët është investim për të ardhmen e vendit”, shkroi Ademi në Fejsbuk. fc/

Të fundit