28/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ademi: Politizimi i arsimit është i papranueshëm

Nuk kam agjendë personale ose partiake për prishjen e cilësisë të sistemit arsimor kombëtar por e kundërta, kam agjendë për përmirësim, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi në lidhje me ngjarjet në shkollën fillore “Njegosh” në fshatin e Shkupit – Jurumleri dhe reagimet për hapjen e paraleles në gjuhën shqipe. Ai në promovimin e EVN-kabinetit në shkollën e mesme teknike të Gostivarit është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve të lidhura me ngjarjet aktuale në arsim. “Kam thënë në shumë raste se nuk duhet të lihet hapësirë për krijim të paragjykimeve. I ndjekim ngjarjet në komunën e Gazi Babës dhe konkretisht shkollën “Njegosh” dhe paralajmërimet për protestë. Apeloj të mos e politizojmë arsimin, sepse ajo është e papranueshme dhe të mos e shndërrojmë në arenë politike ose etnike. Të fokusohemi në bashkimin”. nënvizoi Ademi.
Rasti me shkollën “Njegosh” u bë aktual pas reagimeve të disa prindërve të cilët thanë se ka dhjetëra nxënës të cilët e kanë mbaruar klasën e pestë dhe deri tani nuk janë regjistruar në klasë të gjashtë. Ata kërkojnë që mësimi për fëmijët e tyre të zhvillohet në gjuhën amë të tyre. Prindërit paralajmëruan protestë të mërkurën.

Të fundit