29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ademi shpalos tre lloje të vauçerve për studentët dhe nxënësit

Në konferencën e sotme për shtyp, Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, njoftoi tre lloje të vauçerve për ndihmë financiare për studentët, si dhe për të rinjtë deri në 29 vjeç.

Vauçeri i parë ka një shumë maksimale deri në 6.000 denarë. Do t’u jepet studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme nga familje me të ardhura të ulëta, dhe fondet do të përdoren ekskluzivisht për të mbuluar participimin e shkollimit dhe akomodimin në konvikte.

Lloji i dytë i mbështetjes është një kartë pagese e brendshme në vlerë prej 3.000 denarëve, e cila do të destinohet për blerjen e produkteve dhe shërbimeve vendore që janë më të prekurit nga kriza. Lloji i tretë i vauçerve është deri në 30.000 denarëve dhe është i destinuar për të rinjtë deri në moshën 29 vjeç, për bashkëfinancim të trajnimeve dhe kurseve për IT”, tha Ministri Ademi.

Ai shtoi se në ditët në vijim opinioni do të informohet gjithashtu për të gjitha detajet dhe mënyrën e aplikimit./Telegrafi/

Të fundit