Ademi: Vaksinim në terren në shkollat ku ka nevojë – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Ademi: Vaksinim në terren në shkollat ku ka nevojë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi sot ka njoftuar se bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë do të ofrojnë vaksinim të terren në shkollat ku ka nevojë. Deri në fund të muajit do të dihet saktë se sa fëmijë nuk janë regjistruar në klasë të parë.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse fëmijët e pavaksinuar do të përjashtohen nga sistemi arsimor, Ademi ka thënë se për këtë ka pasur konkluzë të Qeverisë dhe se kjo temë në më shumë raste është rishikuar në seancë qeveritare.

“I kemi shqyrtuar të gjitha mundësitë ligjore për tejkalim të kësaj situate dhe tani atë që e ofrojmë bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë, bashkë me ministrin Filipçe është edhe vaksinimi në terren. Deri tani jemi të kënaqur nga përqindja e fëmijëve të cilët janë vaksinuar. Ministria e Shëndetësisë zhvillon evidencë dhe çdo ditë numri ndryshon”, ka thënë Ademi i cili sot ka vizituar nxënësit e klasës së parë në Sh.F “Avram Pisevski” në Bardovcë.

Sipas tij, në krahasim me vitet e kaluara, përqindja e vaksinimit te fëmijët është rritur ndjeshëm. Ka paralajmëruar se ofrojnë vaksinim në terren në shkolla ku ka nevojë.

Ademi ka informuar se këtë muaj shkollat kanë informuar Inspektoratin arsimor të punës për fëmijët që duhet të regjistrohen, ndërsa nuk janë regjistruar.

“Deri në fund të shtatorit do të kemi numër të saktë se sa fëmijë nuk janë regjistruar në klasë të parë. Ndërkohë do të ofrojmë edhe vaksinim në terren. Edhe në ligjin për arsim fillor gjatë regjistrimit në shkollë fillore duhet të dorëzohet vërtetim për vaksinat e detyrueshme që janë pranuar. Edhe për shkak të imunizimit kolektiv ne e kemi rishikuar këtë çështje në më shumë raste në seancë të Qeverisë dhe kemi ndërmarrë një hap të tillë”, ka thënë Ademi.

Ministri Ademi bashkë me zëvendësministrin për Mjedis Jetësor dhe Planifikim hapësinor Jani Makraduli dhe kryetarin e komunës së Karposhit Stefan Bogoev kanë vizituar nxënësit e klasës së parë në Sh.F “Avram Pisevski” në Bardovcë. f.

Related posts

Komunikacioni në Maqedoni, ndalesë për lëvizje të kamionëve në rrugën Mavrovë-Dibër

Televizioni Koha

Oliver Spasovski infektohet me COVID-19

Televizioni Koha

Pesë persona janë arrestuar për shkak të mosrespektimit të orës policore në rajonin e Tetovës

Televizioni Koha

Leave a Comment