23/04/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Administrata e gjykatave proteston kundër vendimeve të Këshillit të buxhetit gjyqësor

Administrata e gjykatave nëpër shtet sot protestoi kundër vendimeve të Këshillit të buxhetit gjyqësor, të cilat kanë të bëjnë me rritjen e pabarabartë të shtesave të pages dhe për mospagesën e pagës të një pjese të pjesëmarrësve në grevën e vitit 2016.

“Kjo është vërejtja e fundit për Këshillin e buxhetit gjyqësor i cili është jotransparent. Disa herë e veçanërisht në seancën e fundit kam kërkuar të marrë pjesë si kryetar i sindikatës, por menjëherë u refuzua kërkesa. Revolta është e madhe. Nuk dëshirojmë t’i kontestojmë pagat, as shtesat e pagave të gjykatësve por e kontestojmë marrëdhënien johumane ndaj atyre që vendosin për shërbimin gjyqësor pasi marrëveshja ishte që shtesa për paga të marrin të gjithë në shumë përqindëshe. Në shtator u caktua që edhe gjykatësit edhe administrata gjyqësore të marrin pesë për qind shtesë të pagës, megjithatë nga Këshilli gjyqësor i buxhetit thonë se nuk ka rritje të pesë përqindve të pagës sikurse pjesa tjetër e administratës dhe i ndanë për vete edhe nga pesë për qind shtesë”, deklaroi kryetari i Sindikatës së AOGJSH, Peco Grujovski.

Sipas vlerësimeve të Sindikatës së AOGJSH dhe të Shoqatës së Administratës Gjyqësore të cilët e organizuan protestën e sotme, gjykatësit kanë marrë shtesë të pagës prej 6.000 deri në 9.000 denarë, ndërsa administrata e gjykatës prej 750 deri në 1.000 denarë.

Sipas Sindikatës, në mënyrë të paligjshme u janë marrë edhe një pjesë e pagave pjesëmarrësve në grevën e vitit 2016.

“Si sindikatë së bashku me Qeverinë siguruam mjete që t’u kthehen paratë të punësuarve, por Qeveria kërkoi procedurë ligjore dhe këtu para i transferoi në Këshillin gjyqësor të buxhetit. U dakordua kthimi gradual i parave dhe të paguhen të gjithë pjesëmarrësit në grevë të personelit teknik e deri tek nëpunësit gjyqësorë dhe policia gjyqësore, por morën përgjigje të ndryshme se një pjese të njerëzve nuk mund t’u paguhen paratë, ndërsa janë siguruar para për të gjithë pjesëmarrësit në grevë”, deklaroi Grujovski.

Nga AOGJSH dhe Shoqata e nëpunësve gjyqësorë kërkojnë ta kenë edhe përfaqësuesin e tyre në Këshillin e buxhetit gjyqësor si edhe në Këshillin e shërbimit gjyqësor, si edhe pozita shërbim gjyqësor të ketë një përkufizim më ndryshe.

Nëse nuk hasin në mirëkuptim nga Këshilli i buxhetit gjyqësor, paralajmërojnë se do t’i përdorin të gjitha format e presionit.

Për protestën reaguan Kolegjiumi i gjykatësve dhe Shoqata e gjykatësve të Gjykatës Themelore Penale në Shkup, të cilët u dhanë mbështetje nëpunësve gjyqësorë.

Edhe krahas protestës, siç informuan nga Gjykata Penale, sot po punohet pa ngecje dhe nuk është anuluar asnjë seancë kryesore e lëndëve për paraburgime, e lëndëve urgjente ose lëndëve me numër më të madh të të akuzuarve që të mos vijë drejt stërzgjatjes së panevojshme të gjykimeve.MEDIAL.mk

Të fundit