29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Adnan Neziri: Qeveria nuk i zbaton ligjet që sillen në Kuvend, problem korrupsioni

Sonte në ClickPlus në TV21 janë të pranishëm deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Adnan Neziri dhe deputetja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, përcjell in7

Flasin për temat si reformat në gjyqësor, integrimin në Bashkimin Evropian dhe krizën ekonomike.

Deputeti i ASh-së, Adnan Neziri mes tjerash tha se Qeveria nuk i zbaton ligjet që sillen në Kuvend, problem është korrupsioni.

“Unë kam bindjen se si legjislativ në ndryshimin e ligjeve kemi ec përpara dhe bëjmë ndryshime ligjore mirëpo organet eksekutive nuk i zbatojnë ato vendime apo ato ligje të cilat miren në Parlament si prolblem më i theksuar është korrupsioni dhe kuptohet ky është një faktorë dominues që nëse nuk përmirësohet ndikon që mos të plotësohen kushtet për integrim në Bashkimin Evropjan. Përveç asaj gjithashtu kemi dhe sistem të kapur apo hibrid që janë disa veprime të cilët nuk plotësojnë standardet si ekzekutivë për pretendimet ne Europë dhe këto janë detyra shtëpie të cilat janë detyrime të organeve ekzekutive që nënkupton Qeverinë, Ministrinë ndërsa legjislativi ka realizuar disa ligje mirëpo në vendin tonë ligjet realizohen vijnë në Parlament miratohen përkrahen dhe të gjithë partitë kanë orientin Pro evropjan ndërsa eksekutivi besojë nuk i kryen detyrat ashtu si e do Evropa”, përfundoi deputeti Neziri.

Të fundit