25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Afër 15 mijë qytetarë janë vaksinuar dje me vaksinat kundër Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut, ndërsa rreth 500 mijë janë paraqitur për vaksinim

Në Maqedoninë e Veriut po vazhdon procesi i vaksinimit masiv të qytetarëve, për çka kanë aplikuar 440 213 qytetarë vullnetarisht për vaksinim në platformën vakcinacija.mk, transmeton Portalb.mk.

“Në pikat e vaksinimit në vend janë vaksinuar gjithsej 245 413 qytetarë. Dozën e parë të vaksinimit dje e kanë pranuar 1 255 qytetarë, ndërsa 14 282 qytetarë gjithsej janë vaksinuar. Në vend gjithsej janë zbatuar 384 466 doza të vaksinës, ndërsa 139 053 janë rivaksinuar”, raportojnë nga Ministria e Shëndetësisë, duke theksuar që vaksinimi masiv bëhet në Shkup, Kavadarvi, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep, më saktësisht në salla të sportit.

Raportohet që 48 përqind e qytetarëve të moshës mbi 70 vjeç kanë pranuar së paku njërën dozë të vaksinës, derisa ata të moshës mbi 60 vjeçar janë 35 përqind.

Ndryshe, ministri Venko Filipçe njoftoi që brenda javës pritet të arrijnë 500 mijë dozat e vaksinave kineze “Sinovac”, derisa ende nuk ka informacione për vaksinat ruse Sputnik V, ndërsa për vaksinat Pfizer deklaroi se vendi do të vazhdojë të pranojë çdo të hënë mijëra doza nga kjo vaksinë.

Të fundit