03/12/2023
3.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Agim Islami porosit: Mos e pengoni Ministrin e Drejtësisë, por ndihmoni të fitojë drejtësia

Agim Islami, i burgosuri për rastin “Alfa”, që po vuan burg padrejtësisht ka reaguar përmes një postimi duke kërkuar të mbështetet ministri i drejtësisë, Krenar Lloga, që sipas tij, e drejta të del në sipërfaqe.

“Mos e pengoni Ministrin e Drejtësisë, por ndihmoni të gjithë bashk që të del Drejtësia në shesh. Rasti Alfa ma shumë se Parti, ma shumë se Politik. Liri për rastin Alfa,2008/2023 15 vite në burg pa asnjë faj”, shkruan Ismaili.

Ministri Krenar Lloga dy ditë më parë në ClickPlus në TV21 bëri të ditur se më 22 nëntor seancë në Gjykatën Supreme dhe se “Alfa” mund të shkojë në rigjykim. Kjo e hapë rrugën për zbardhjen edhe të aktakuzës ndaj Agim Islami. (INA)

Të fundit