29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Agim Krasniqi pas pushimit për fundjavë nuk është kthyer në burgun e Shtipit

(MIA) – I dënuari Agim Krasniqi pasi dje nuk është paraqitur në burgun e Shtipit pas pushimit për fundjavë edhe zyrtarisht konsiderohet si i arratisur.

Drejtori i burgut Miki Todorov për MIA-n thotë se të gjitha institucionet janë njoftuar, Drejtoria për Kryerjen e Sanksioneve, gjykata dhe policia, pas çfarë zyrtarisht Krasniqi tani konsiderohet si i arratisur.

Ai vë në dukje se viteve të kaluara Krasniqi ka shfrytëzuar pushime në shtëpi për fundjavë dhe gjithmonë është kthyer në burgun e Shtipit për vuajtjen e dënimit me burg. Nuk kanë pasur kurrfarë indikacione se Krasniqi pas këtij pushimi për fundjavë nuk do të kthehet në burgun e Shtipit.

Krasniqi ka vetëm një dënim me burg prej 15 vjet dhe e vuan nga viti 2008, kjo do të thotë se ai ka vuajture 13 vjet dënim me burg, ndërsa i kanë mbetur edhe tre vjet. Është i dënuar për shoqërim kriminel dhe mbajtje të armëve dhe vepra të tjera penale.

Të fundit