24/04/2024
10.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Agjencia e Mijallkovit, fitoi tender për sigurimin e fakulteteve të “Shën Krili dhe Metodi”

Nga 3 maji, Fakulteti Juridik, Ekonomik, Filozofik dhe Filologjik në Shkup do sigurohen nga Agjencia SGS të cilën LSDM-ja e lidhte me ish drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov. SGS për sigurim fizik dhe patrullim si dhe për sigurimin e manifestimeve në kuadër të kampusit për një vit do paguhet thuajse 77 mijë euro.

Kontrata e lidhur tashmë është publikuar në Byronë e prokurimeve publike, ndërsa është nënshkruar nga rektori i Universitetit Shën Kirili dhe Metodi, Nikolla Jankullovski si dhe nga dekanët e katër fakulteteve. Sipas të dhënave të byrosë, në tender janë paraqitur dy agjenci sigurimi, por oferta e SGS-së ka qenë më e ulët. Kjo kompani si garanci se në mënyrë cilësore dhe në kohë do e përfundojë kontratën ka paguar 10 për qind të garancisë ose 7.700 euro. Kështu, SGS duhet të sigurojë;
“Bartësi i prokurimit duhet të sigurojë prezencën e përhershme të tre përmbaruesve në afat prej 24 orë. Shpërndarjen do ta përcaktojë bartësi i prokurimit sipas nevojave të organit të kontraktuar”, njoftojnë Byroja e Prokurimeve Publike.

Edhe pse në letër Sasho Mijallkov nuk është pronar i SGS-së, por LSDM-ja në pushtet në pakon e “bombave” që i publikonte para 5 viteve, pohonte se pikërisht Sasho Mijallkov qëndron pas Agjencisë. Ata publikuan edhe biseda të përgjuara.

Bomba – Mijallkov dhe Urko

Urko; E çka, paskam folur se do bëj këtë e atë?
Mijallkov; I sulmoj ata të SGSsë, do shohin, do…këtë e do…atë, prej atje janë këto biseda, ta dish.

Urko; S’ka lidhje kjo, nuk qëndron. Dikush ta ka thënë këtë. asnjëherë nuk e kam përmendur SGS-në, madje tërhiqem nga kjo. As planifikoj e as dua të dal kundra teje në asnjë mënyrë. Kjo që dikush flet dhe e mendon është budallallëk dhe mua tërë kohën më ngre kurthe. Ndërsa gjithë kjo është punë e Verçes dhe Ramçes. Çka është kjo!

Mijallkov; Kjo është turp.

Urko; Po, turp është, por do vijë koha kur kjo do u qëndrojë mbi kokë edhe Ramçes edhe Verçes. Kjo është prej tyre, s’ka tjetër. Unë se kam përmendur as Agjencinë e as ty, përkundrazi, të kam mbështetur.

Mijallkov: Jo, kjo është nga LSD-ja. Se si arrin në dorën e LSD-së, kjo është çështje tjetër…”.

Në Byronë e Prokurimeve Publike qëndron se SGS edhe vitin e kaluar i ka siguruar fakultetet për të njëjtën shumë, 77 mijë euro. Në vitin 2018 SGS ka fituar tender për sigurimin e Muzeut Arkeologjik për 7 milionë denarë, ndërsa po të njëjtin vit me Agjencinë për komunikime elektronike SGS ka nënshkruar kontratë për sigurim në vlerë prej 300 mijë eurove. Të dhënat në Regjistrin qendror tregojnë se në vitin 2019 SGS ka pasur rënie prej 26% në të ardhura në krahasim me vitin 2018, ndërsa shpenzime të shtuara në vlerë prej mbi 800 mijë euro.

Të fundit