Ahmeti arriti në gjykatë të dëshmojë për “Monstrën” - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Ahmeti arriti në gjykatë të dëshmojë për “Monstrën”

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot paradite arriti në Gjykatën Penale ku duhet të dëshmojë në seancën për vrasjen e pesëfishtë në në Liqenin e Smilkovës. Ahemti erdhi në gjykatë në shoqërim të Artan Grubit edhe disa personave të tjerë.

Përveç Ahmetit, si dëshmitarë duhet të paraqitet edhe bashkëpartiaku i tij, prokurori Xhelal Bajrami, i cili në vitin 2012, kur ndodhi ngjarja në Liqenin e Smilkovës e ka ushtruar funksionin zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Në seancën paraprake për rastin “Monstra” dëshmuan edhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska.

Për vrasjen e pesëfishtë më 12 prill 2012, kur u vranë djelmoshat Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, në procedurë paraprake për rastin me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Procesin gjyqësor e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.

Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2017 i pezulloi aktgjykimet, i liroi të dënuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masa kujdesi. Pas heqjes së aktgjykimeve, lëndën “Monstra” e ndërmori PSP dhe lënda u kthye në gjykim të sërishëm. .

MEDIAL.mk

Related posts

Angellovska: Eksporti i pajisjeve mbrojtëse është pothuajse 300 për qind më i lartë në prill, të krenohemi me kompanitë vendore të tekstilit

Televizioni Koha

Dita e gjyqësorit: Drejtësia duhet të jetë e dukshme, jo vetëm pro- formë e shprehur

Televizioni Koha

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore realizoi takim me Aleanca për Shqiptarët

Televizioni Koha

Leave a Comment