Ahmeti: Autostrada Shkup – Bllacë do të përfundojë për dy vjet - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Ahmeti: Autostrada Shkup – Bllacë do të përfundojë për dy vjet

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin “Ballkan Talks” në Euronews Albania deklaroi se për dy vjet do të përfundojë autostrada Shkup – Bllacë.

Ahmeti shtoi se projektet infrastrukturore janë shumë të rëndësishme për vendin sidomos korridori 8.

“Projektet infrastrukturore janë shumë të rëndësishme dhe besoj se brenda këtyre 5 viteve të realizohen, sidomos korridori 8 që është shumë i rëndësishëm për ne si shtet por edhe për Shqipërinë dhe rajonin. Si pjesa e hekurudhës ashtu edhe pjesa automobilistike. Mendoj se brenda këtyre dy viteve të përmbyllet autostrada Gostivar – Qafë Thanë si dhe autostrada Shkup Bllacë”, deklaroi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në Euronews Albania.

Related posts

Nëse gjithçka është në rregull me shëndetin e tyre të kapurit në Dibër do të lëshohen për 4-5 ditë

Televizioni Koha

Mickoski u jep fund spekulimeve, tregon qëndrimin final për pjesëmarrjen e tij

Televizioni Koha

Gjykatësit nga Gjykata e Apelit në Shkup kanë donuar 487.500 denarë në Fondin për ballafaqim me Kovid-19

Televizioni Koha

Leave a Comment