29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ahmeti: BDI i ka fituar mbi 100 mijë vota dhe 15 mandate deputetësh

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti shpalli fitore të partisë në bllokun politik shqiptar, duke vlerësuar se janë siguruar mbi 100 mijë vota dhe 15 mandate deputetësh.

“Shqiponja u kthye. Kjo fitore e BDI-së është fitore e shqiptarëve dhe me këtë fitore nuk do të humbas asnjë shqiptar. Ne jemi dëshmuar se jemi më të suksesshmit në të gjitha sferat dhe kështu do të jetë edhe më tej. Shqiptarët nuk do të jenë të dëshpëruar prej nesh. Ne i kemi siguruar  15 mandate . Jam falënderues që pata mundësi ta kumtoj lajmin më të mirë për shqiptarët dhe fitoren absolute”, theksoi Ali Ahmeti para selisë së BDI-së në Reçicë të Vogël.

Sipas tij, BDI i ka rezultatet më të mira në njësitë zgjedhore 1,2,5 dhe 6. as/shk/

Të fundit