Ahmeti flet për situatën aktuale emergjente, tani nuk na duhen zgjedhje - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Ahmeti flet për situatën aktuale emergjente, tani nuk na duhen zgjedhje

 

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar për gjendjen që ka kapluar vendin dhe botën me gripin pandemik.

Ahmeti thotë se për të është me rëndësi shëndeti i qytetarëve. Sa i përket fushatës dhe zgjedhjeve të 12 Prillit, Ahmeti thotë se zgjedhjet janë çështja e fundit, me rëndësi është fitore ndaj vi rusit e jo fitore në zgjedhje.

“Prioritet absolut i gjithësecilt prej nesh, ne veçanti neve që jemi në shërbim publik, është qytetari dhe shëndeti publik. Zgjedhjet dhe fushata janë çështja e fundit në rradhën dhe agjendën e prioriteteve tona, për arsye se të gjitha kapacitetet tona njerëzore, intelektuale, institucionale i kemi vënë në shërbim të ngadhnjimit në betejën e përbashkët kundër virusit. Tash, neve na duhet fitore ndaj vi rusit e jo fitore në zgjedhje. Me zgjedhjet dhe fushatën do të mirremi pasi ta mposhtim këtë kërcënim ndaj të gjithë neve dhe bashkë ju siguroj se do ta mposhtim.

Ne jemi tërësisht të përkushtuar në adresimin e gjendjes dhe t’ju dalim në ndihmë qytetarëve, mjekëve dhe ekonomisë. Shëndeti i pari!”, thekson Ahmeti.(INA)

Related posts

Pa epilog çështja se kush është përgjegjës për trajtimin e papërshtatshëm të mbeturinave mjekësore

Televizioni Koha

Qeveria: Jemi duke avancuar lirinë e mediave, ato janë faktorë i rëndësishëm në përballjen me virusin korona

Televizioni Koha

Pesë persona janë arrestuar për shkak të mosrespektimit të orës policore në rajonin e Tetovës

Televizioni Koha

Leave a Comment