29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ahmeti: Jemi në prag të marrjes së vendimeve të mëdha, ende nuk ka marrëveshje mes BDI-së dhe LSDM-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim sot në përvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit u bëri thirrje liderëve të partive tjera shqiptare në takim, por ata nuk erdhën në hotelin Park në Shkup. Ahmeti ka shprehur dëshprim që ata nuk kanë ardhur në këtë ditë, kur shënohet përvjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Ai tha se marrëveshje për koalicion dhe formim të Qeverisë me LSDM-në ende nuk ka dhe ai dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev edhe sot do të realizojnë takim.

“U bëra thirrje partive politike shqiptare që t’u falënderohem për bashkëpunimin e përbashkët gjatë miratimit të Ligjit për gjuhët, ndryshimet kushtetuese, e tjerë. Desha t’i dëgjoj edhe propozimet dhe vërejtjet e tyre. Shumë më vjen keq që ata nuk erdhën në takimin e sotëm. Do të doja që mosardhjen e tyre të mos e shfrytëzojnë për qëllime politike. Në prag jemi të marrjes së vendimeve të mëdha”, tha Ahmeti në brifing.

Në deklaratën pastaj, ai ka shprehur keqardhje dhe dëshprim që ata nuk iu përgjigjën ftesës së sotme për takim në ditën e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Ahmeti theksoi se do të dëshironte që të gjithë të mbajnë përgjegjësi për “gjithçka që është para nesh dhe pret zgjidhje nga ana e ynë, nga të gjithë ne, të cilët kërkuam përkrahje nga qytetarët”.

“Këto arritje të përbashkëta të cilat janë arrtitje për të gjithë shqiptarët dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedoniosë së Veriut, maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, vllehë, boshnjakë….pasi që mbi të gjitha fitoi shteti i ynë i përbashkët, fitoi paqe, stabilitet, siguri, harmoni dhe besim mes bashkësive, se në këtë vend mund të ketë ardhmëri, se në këtë shtet mund të jetohet dhe mund të jetojmë së bashku”, tha Ahmeti.

Sipas tij, sot është ditë historike dhe për këtë shkak u konvokua takimi, me qëllim që liderët e partive shqiptare të bisedojnë.

“Lidhur me koalicionimet para dhe pas fushatës, une deklarova se duhet partnerët e deritanishëm të koalicionit të vazhdojnë. Në këto zgjedhje të gjithë ishin kundër BDI-së, por qytearët vendosën ne t’i përfaqësojmë. Fushatën zgjedhore ta lëmë pas nesh. Ende nuk ka marrëveshje mes neve dhe LSDM-së. Nëse bllokohemi, nuk është mirë për shtetin. Në BDI do të mbisundojë mençuria dhe logjika”, tha Ahmeti në brifing.

BDI-ja, siç tha, i ka vendosur linjat e kuqe. Marrëveshjen e Ohrit, Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, vetingun dhe pozitën e kryeministrit.

“Por, dua edhe prej tyre të dëgjoj shkakun për mospranimin e kryeministrit. Mendoj se kjo çështje do të zbardhet pas përfundimit të këtij procesi”, tha Ahmeti, i cili konfrimoi se sot do të ketë takim edhe me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev.

Liderët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, si dhe Bilall Kasami nga BESA u prononcuan se nuk do të shkojnë në takimin, ndërsa Menduh Thaçi nga PDSH-ja ende nuk u prononcua. bsh/

Të fundit