07/10/2024
8.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ahmeti në darkë pune në Rezidencën e Francës! Bisedohet për kontestin Shkup-Sofje

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim njoftojnë se kryetari i tyre, Ali Ahmeti është takuar me ambasadorin francez në Shkup Siril Bomgartner, përcjell TV21. Në darkën e punës në Rezidencën e Ambasadës së Francës në Shkup është biseduar për kontestin Shkup-Sofje.

“Në takim u diskutua për zhvillimet politike shoqërore në vend dhe në rajon, si dhe për zgjidhjen e problemit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në perspektivën e integrimit europian”, thonë nga BDI.

Kujtojmë se aktualisht Franca udhëheq me presidencën e Bashkimit Evropian, ndërkaq Maqedonia e Veriut kërkon zgjidhje mbi kontestin me Bullgarinë për të zhbllokuar procesin e eurointegrimeve.

Të fundit